Kriza politike në Etiopi, kryeministri urdhëron ushtrinë të qëllojë mbi agresorët

Kryeministri i Etiopisë Abiy Ahmed ka urdhëruar ushtrinë të qëllojë ndaj agresorëve në qytetin e Tigrayt.

Sipas BBC, mëngjesin e sotëm në qytetin verior të Etiopisë janë shënuar të shtëna me armë në një bazë ushtarake, të cilat kanë terrorizuar banorët.

Kryeministri ka akuzuar partinë në pushtet në zonë si shkaktare të sulmit, ndërkohë që nga Tigray raportohen të plagosur dhe dëme material.

Kabineti qeveritar ka shpallur gjendjen e emergjencës për 6 muaj. Autoritetet gjithashtu kanë ndërprerë energjinë eletrike, telefoninë dhe internetin në Tigray.

Kriza ka nisur pasi drejtuesi i rajonit të Tigrayt pretendon se se qeveria do të sulmonte në zonë si dënim për zgjedhjet e zhvilluara në shtator.

Tensionet midis qeverisë dhe partisë TPLF, e cila dikur ishte pjesë e koalicionit qeveritar, janë përshkallëzuar në muajt e fundit, ku të dy palët duke akuzuar tjetrën për komplot duke përdorur forcën ushtarake.

SHKARKO APP