Kriza siriane/ Merkel propozon krijimin e zonave të sigurta në veri të Sirisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u tha ligjvënësve konservatorë në parlamentin gjerman, se ajo është në favor të vendosjes së zonave të sigurisë në veri të Sirisë, i thanë agjencisë Reuters, dy pjesëmarrës në takim.

Merkel ka kritikuar gjithashtu presidentin rus, Vladimir Putin, për refuzimin e tij që të marrë pjesë në një takim katër-palësh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, për të diskutuar krizën siriane, shkruan Rel.

Thirrja e Merkelit bëhet derisa raportohet për intensifikim të luftimeve në rajonin Idlib të Sirisë, ku Turqia dhe rebelët antiqeveritar po luftojnë me forcat e qeverisë siriane të mbështetur nga Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gati një milion njerëz janë shpërngulur nga rajoni i Idlibit, gjatë muajve të fundit. E zemëruar nga sulmi kundër forcave të saj në Siri, Turqia ka hapur kufijtë e saj perëndimor për mijëra migrantë dhe refugjatë që duan të kalojnë në Evropë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?