Kroacia do të qëndrojë e izoluar deri më 4 maj për shkak të Covid-19

Kroacia do të qendrojë e izoluar  edhe për 15 ditë të tjera për shkak të Covid-19, tha Ministri i Brendshëm Davor Bozinoviç.

“Ne vendosëm t’i zgjasim masat për 15 ditë, deri në 4 maj,” tha Bozinovic.

Ai tha se qeveria po shqyrtonte mundësinë e heqjes graduale të masave të caktuara për të ndihmuar ekonominë, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdonte të mbronte shëndetin e qytetarëve.

Një muaj më parë, qeveria mbylli të gjitha dyqanet, baret, restorantet, shkollat dhe transportin publik duke lënë hapur vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë dhe karburantet.

Kroatët janë lejuar të largohen nga shtëpitë e tyre për të blerë gjërat bazike ose të kërkojnë trajtim mjekësor, por jo në një grup dhe të shmangin kontaktet sociale. Shumë njerëz kanë punuar nga shtëpia.

Deri më tani në Kroaci janë shënuar 47 viktima nga Covid-19 dhe jaë infektuar 1,871 persona.

SHKARKO APP