FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kroacia do të trajnojë ushtrinë e Kosovës

Kroacia nuk do të përfshihet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të veçantë në formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Por në qoftë se Perëndimi i jep dritën e jeshile Prishtinës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, Zagrebi do të ofrojë ndihmë, mbi të gjitha në trajnim.

“Novost-i” shkruan se Kroacia me siguri nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë dhe do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë më pas në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në parim, bashkëpunim ushtarak nuk përjashtohet, por nuk vjen në shprehje që Kroacia, në ndonjë mënyrë të shquhet në këtë drejtim. Gjithçka do të jetë si më parë, kështu që ushtria kroate do të hapë dyert për trajnimin e ushtarëve nga Kosova dhe nga koha në kohë do të organizojë disa ushtrime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajnimi i ushtarëve të Kosovës financohet nga Kroacia, një parakusht është që të dinë gjuhën kroate. Ka diskutime për blerjen e pajisjeve ushtarake kroate, por më shumë se kaq nuk mund të pritet”, sipas një eksperti ushtarak kroat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?