Kroacia goditet sërish nga një tërmet, shkaktohen dëme materiale

Kroacia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter mëngjesin e sotëm. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 5:37.

Mësohet se tërmeti kishte një thellësi 10.94 metra ndërsa epiqendra e tij ishte në qytetin Glina. Po ashtu, tërmeti është shoqëruar nga paslëkundje në të njëjtën zonë ku më e forta ka qenë 3.6 ballë dhe gjashtë të tjera midis 2 dhe 3 ballë. Nga tërmeti ka pasur dëme materiale.

Kujtojmë se muajin e kaluar Kroacia u trondit nga një tërmet 6.1 ballë, që shkaktoi edhe viktima dhe të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?