Kroacia hyn në Eurozonë, më 1 janar 2023 nis përdorimi i monedhës euro
Kroacia është zyrtarisht anëtarja e 20-të e Eurozonës. Përfshirja në bllokun që përdor monedhën e përbashkët vjen në një kohë të pafavorshme, kur inflacioni ka arritur në stratosferë dhe kur vendet anëtare vijojnë me tendencën e rrumbullakosjes së çmimeve kur aderon një vend i ri.
Për vendin e vogël ballkanas bëhet fjalë për një moment unik pas bashkimit me BE-në në vitin 2013, dhe pas konfliktit brutal të armatosur të viteve ’90.
Hyrja në Eurozonë shihet si një tregues i integrimit të mëtejshëm europian. Kroacia do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit Qeverisës të Bankës Qendrore Evropiane më 1 janar, kur të nisë përdorimin e euros.