Kroatët votojnë të dielën Presidentin, Kitaroviç favorite
Më 22 dhjetor, qytetarëve kroatë do t’u kërkohet të votojnë Presidentin e Republikës, për herë të shtatë që nga pavarësia e vendit. Presidentja aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç është favorite me 28.3% të votave, ndërsa Zoran Milanoviç, ish-kryeministri, është sfiduesi i saj kryesor. Një tjetër pretendent i dukshëm është edhe Miroslav Skoro. Këngëtari popullor dhe ish-deputeti i partisë konservatore, kandidon si i pavarur. Në fillim të vitit 2020, Kroacia do të marrë përsipër, për herë të parë, presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Europian dhe për këtë arsye sytë e Ballkanit janë përqëndruar mbi të.