Kryebashkiaku i Kievit fton Papën për vizitë: I hap rrugën vendosjes së paqes
Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i ka shkruar një letër Papa Françesku ku i kërkoi atij të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës.
Letra është dërguar më 8 mars, ku mes të tjerash i thotë se vizita e tij është shumë e rëndësishme për shpëtimin e jetëve të civilëve dhe i hap rrugën vendosjes së paqes.
Klitschko gjithashtu sugjeron një video-konferencë me presidentin Zelensky nëse Ati i Shenjtë e ka të pamundur të vizitojë personalisht vendin. Zëdhënësi i Vatikanit pranoi marrjen e letrës, por nuk tha nëse Papa do të vizitonte Kievin apo do të merrte pjesë në një video-konferencë.