Kryebashkiaku poston foton e kishës së varrezave: “Më në fund nuk ka më arkivole”
“Kisha e varrezave të Bergamo. Më në fund bosh”. Janë këto fjalët që shoqërojnë një foto që është një simbol i shpresës, publikuar nga kryetari i Bergamos, Giorgio Gori në Facebook.
Javët e fundit kisha e varrezave, në të vërtetë, ishte shndërruar nga nevoja në një mort me arkivolë, sepse kishte shumë vdekje të koronavirusit në qytet, dhe krematoriumi në shërbim ditë e natë nuk ishte i mjaftueshëm.
Që prej asaj kohe, ka filluar transporti i arkivoleve, me kamionë të ushtrisë, drejt qyteteve të tjera.
Por kjo është edhe shpresë për ditët e ardhshme.
Në provincën Bergamo numri i infeksioneve dhe vdekjeve gjithashtu kanë filluar të bien.
Italia u bë pas Kinës, vatra e kuqe e pandemisë së Covid-19. Shenjat e përmirësimit kanë nisur.