Kryeministri Albin Kurti: Armatosja e Serbisë, shprehje e frikës së saj
Furnizimi me armë që po e bën vazhdimisht shteti i Serbisë për kryeministrin Albin Kurti është shprehje e frikës nga ky shtet se do të mbetet i vetmuar. Për të Kosova është e brengosur dhe e vëmendshme për armatosjen e vazhdueshme të Serbisë.
”Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por është shprehje e frikës së saj se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç është mësuar. Ata kanë 42 baza ushtarake ofensive, por ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO-ja është te ne”.
Po ashtu Kurti ka folur edhe për deklaratat e ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Martyt, i cili ka thënë shteti serb është duke planifikuar ta vrasë atë dhe se fajin do t’ia lë Kosovës. Për këtë ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zvicerian.