Kryeministri britanik bën hapa pas: Frenimi i emigrantëve nuk bëhet brenda natës
Mediat britanike raportojnë se në një deklaratë të fundit, kryeministri Rishi Sunak tha se frenimi i kalimeve ilegale me gomone, mund të mos ketë marrë rrugën e duhur përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Shefi i qeverisë Sunak, thotë se kalimet e paligjshme në La Mansh nuk zgjidhen brenda natës, pasi është një çështje komplekse, edhe pse ai këmbëngul se plani po funksionon. Sipas autoriteteve britanike, këtë vit numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë mbërritur në ishull përmes La manshit është më i vogël se një vit më parë. E kjo sipas britanikëve më së shumti lidhet me motin sesa me bashkëpunimin më palën franceze.
Siç raportohet gati gjysmë miliardë sterlina u janë dhënë francezëve që të bllokojnë nisjen e emigrantëve. Madje në qarqet politike të Londrës angazhimi i pakët i Francës në këtë cështje po konsiderohet si tallje. Por ka të tjerë që e konsiderojnë dështimin britanik në frenimin e gomoneve, si një hakmarrje të Evropës për Brexitin.