Kryeministri britanik vlerëson publikimin e shpejtë nga Kina të informacioneve mbi COVID-19
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson vlerësoi autoritetet kineze për ndarjen e shpejtë të informacioneve mbi koronavirusin e ri (COVID-19).
Ai e bëri këtë koment kur shpalli planin e veprimit të qeverisë së tij për trajtimin e përhapjes së virusit, bashkërisht me kryezyrtarin mjekësor, profesor Chris Whitty, dhe kryekëshilltarin shkencor të qeverisë Patrick Vallance.
Whitty tha se qeveria kineze ka dhënë informacione të vlefshme, si vdekshmëria etj., të cilat kanë qenë një ndihmë e madhe.
Plani i ri i veprimit përcakton masat e arsyeshme që duhet të marrin ministrat përballë virusit, në bazë të provave shkencore, duke siguruar që qeveria të jetë në gjendje të përshtatet shpejt me rrethanat në ndryshim.
Në Britani raportohen 51 raste të konfirmuara të prekjes nga koronavirusi i ri deri tani.
/Marrë nga CRI/