Kryeministri Conte: Italianët nuk do qëndrojnë në ballkon, do bëjnë pushime e do shijojnë detin
Gjatë një interviste me median italiane Corriere della Sera, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur se italianët do kenë të drejtë të bëjnë pushime këtë verë, të shijojnë detin, malet dhe qytetet e shumta.
“Këtë verë ne nuk do të qëndrojmë vetëm në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të mbetet në karantinë. Ne do të jemi në gjendje të shkojmë në det, në male dhe të shijojmë qytetet tona. Dhe do të ishte mirë nëse italianët do t’i kalonin pushimet në Itali, edhe pse do të jenë ndryshe, me rregulla dhe kujdes. Ne presim evoluimin e kornizës epidemiologjike për të dhënë indikacione të sakta në data dhe programim”, është shprehur Giuseppe Conte.