Kryeministri dhe familja e tij dalin me koronavirus, ja njoftimi që bëri për qytetarët

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Lajmin e kanë dhënë mediat vendase dhe më pas edhe vetë kryeministri ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook.

“Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive”, tha Pashinian gjatë një komunikimi në Facebook.

Pashinian, 45 vjeç, jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.

Pashinian tha se nuk ka simptoma, por vendosi të testohej pasi kishte planifikuar vizitë në trupat ushtarake.

Ai tha se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë nga atje.

SHKARKO APP