Kryeministri grek Mitsotakis rezulton negativ në testin për Covid-19

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis u testua për koronavirus dhe rezultatet doli negativ.

Ky informacion u dha nga zëdhënësja Aristotelia Peloni, duke shtuar se rezultatet e testeve të kryera mbi anëtarët e familjes së kryeministrit ishin gjithashut negative.

Në të njëjtën kohë, zonja Peloni informoi se duke pasur parasysh që bashkëshortja e Stelios Petsa i cili është zëdhënësi i qeverisë, kishte rezultuar pozitive me Covid-19, u testuan të gjithë punonjësit e Pallatit Maximus, ku të gjithë rezultuan negativ.

Deri më tani në Greqi janë regjistruar 4 viktima dhe 331 të infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP