Kryeministri i Indisë shkon në Ukrainë dhe takon Zelenskyn. Vetëofrohet edhe si një aktor paqeje

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi gjatë vizitës në Ukrainë, i kërkoi Presidentit Zelensky që të ulet për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Modi u vetëofrua të vepronte si një mik për të ndihmuar në arritjen e paqes, ndërsa të dy udhëheqësit u takuan në Kiev.

Modi vizita e të cilit në Moskë muajin e kaluar u kritikua nga Kievi tha se kishte ardhur në Ukrainë me një mesazh paqeje dhe bëri thirrje për dialog midis Rusisë dhe Ukrainës në rastin më të parë.

“Asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës. Rruga drejt zgjidhjes mund të gjendet vetëm përmes dialogut dhe diplomacisë. Dhe ne duhet të lëvizim në atë drejtim pa humbur kohë. Të dyja palët duhet të ulen së bashku për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund kësaj krize. Dua t’ju siguroj se India është e gatshme të luajë një rol aktiv në çdo përpjekje drejt paqes. Nëse mund të luajë personalisht ndonjë rol në këtë pikë, do ta bëj. Unë dua t’ju siguroj si një mik”, tha Modi.

SHKARKO APP