Kryeministri i Izraelit Netanyahu dhe stafi i tij në karantinë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantin. Zyra e kryeministrit Netanyahu, ka konfirmuar se një vendim i tillë është marrë pasi një ndihmës i ngushtë i tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndërkohë bashkë me kryeministrit pritet që në karantinë të jenë dhe këshilltarët e tij të ngushtë.
Zyra e kryeministrit tha se kjo masë është marrë para përfundimit të hetimit epidemiologjik.
Sipas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, dhjetëra mijëra izraelitë janë në vetë-karantinë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj virusit dhe i gjithë vendi është në një bllokim pothuajse të plotë.