Kryeministri i Kanadasë: Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në mes të një përçarjeje
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney flet lidhur me tensionet në arenën ndërkombëtare pas deklaratave të Trump për aneksimin e Groenlanës dhe për të vendosur tarifa ndaj disa shteteve të NATO-s. Carney tha se vende si Kanadaja kanë lulëzuar sipas rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla për dekada të tëra dhe “kanë përfituar nga parashikueshmëria e tij”.
Por sipas Carneyt, vendi e dinte se më i forti do të “përjashtohej kur të ishte e përshtatshme” nga këto rregulla. “Ne kryesisht shmangëm nxjerrjen në pah të boshllëqeve midis retorikës dhe realitetit. Kjo marrëveshje nuk funksionon më”, vijoi Carney në Forumin e mbajtur në Davos.
“Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë – jemi në mes të një përçarjeje, jo të një tranzicioni”, shtoi ai më tej. Ai shton: “Pyetja për fuqitë e mesme si Kanadaja nuk është nëse duhet të përshtaten me realitetin e ri, ne duhet ta bëjmë këtë”.
“Pyetja është nëse ne përshtatemi thjesht duke ndërtuar mure më të larta, apo nëse mund të bëjmë diçka më ambicioze”, tha Carney. Lidhur me kërcënimin e tarifave amerikane, Carney thotë: “Kanadaja kundërshton fuqimisht tarifat mbi Groenlandën dhe bën thirrje për bisedime të fokusuara për të arritur objektivat tona të përbashkëta të sigurisë dhe prosperitetit në Arktik.
KOHA JONË SONDAZH

