Kryeministri i Spanjës i refuzon ofertat për ndërmjetësim në krizën katalane
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i ka refuzuar ofertat për ndërmjetësim në krizën e Katalonjës, si dhe ka bërë thirrje që të respektohet ligji spanjoll.
Ai i ka falënderuar vendet e jashtme për qasjen, por ka thënë se nuk mund të ketë ndërmjetësim në këtë krizë, transmeton Express.
“Nuk ekziston ndërmjetësim i mundshëm mes ligjit demokratik dhe mosbindjes dhe paligjshmërisë”, ka thënë ai.
Rajoy i bëri këto komente gjatë një fjalimi në Parlamentin e Spanjës, një ditë pasi zyrtarët katalanë nënshkruan një deklaratë për t’u pavarësuar nga Spanja.
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka thënë një ditë më parë se do të ndodhë ndarja nga Spanja, duke thënë se po e shtyn shpalljen e pavarësisë për disa javë për t’i lehtësuar negociatat.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/kryeministri-i-spanjes-i-refuzon-ofertat-per-ndermjetesim-ne-krizen-katalane-446175/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
KOHA JONË SONDAZH

