Kryeministri i Spanjës: “Ne kemi arritur kulmin e pandemisë”
Spanja së shpejti do të fillojë procesin e përshkallëzimit të masave aktuale të bllokimit, tha sot kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, pasi ai i kërkoi Parlamentit të aprovojë kërkesën e tij për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri me 26 Prill.
“Ne kemi arritur kulmin dhe tani fillon përshkallëzimi,” i tha Sanchez Parlamentit Spanjoll gati të zbrazët të enjten, pasi shumica e ligjvënësve po punojnë nga shtëpia.
Ai paralajmëroi megjithatë, se rikthimi në jetën normale do të ishte “gradual”, në përputhje me ashpërsinë e krizës aktuale shëndetësore.
“Ngjitja ka qenë e vështirë, ashtu siç do të jetë edhe zbritja.”
“Ne po përballemi me kërcënimin më të madh për shëndetin publik të planetit që nga gripi i vitit 1918,” tha Sanchez, duke sqaruar se rifillimi i aktivitetit normal nuk do të ndodhte vetëm në faza. “Gjëja e fundit që duhet të lejojmë është një hap prapa sepse kjo do të ishte më shumë sesa një pengesë” por “do të ishte një rikthim”, për virusin.
Kreu i qeverisë spanjolle vazhdoi të thotë se “Europa nuk mund të veprojë ndryshe”, kur bëhet fjalë për koronavirusin dhe u bëri thirrje deputetëve të bashkohen për një përgjigje të përbashkët europiane ndaj krizës. “Bashkimi Europian është në rrezik nëse nuk ka solidaritet kundër virusit.”
Kryeministri Spanjoll u tha deputetëve të opozitës se qeveria e tij po “punon në një plan” për të sjellë ngadalë vendin në “normalitet”, por paralajmëroi: “Ne as nuk mund ta dimë se në çfarë lloj normaliteti po kthehemi. ”
Spanja ka qenë vendi i dytë më i prekur rëndë nga bota nga pandemia koronavirus deri më tani, pas SH.B.A. Pothuajse 150,000 raste të konfirmuara të virusit janë zbuluar dhe numri i vdekjeve aktualisht është 14,792.