Kryeministri i Spanjës rrit presionin, refuzon ndërmjetësimin me Katalonjën

Në konfliktin për përpjekjet për pavarësi të Katalonjës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e rriti presionin ndaj separatistëve.

Në një fjalim para parlamentit ai kërkoi që të gjithë të respektojnë ligjet në fuqi. Rajoy e hodhi poshtë sërish në mënyrë kategorike mundësinë e një ndërmjetësimi midis Madridit dhe Barcelonës, të cilët e propozoi më parë presidenti rajonal i Katalonjës, Carlos Puigdemont.

“Midis së drejtës demokratike dhe mosbindjes, ilegalitetit” nuk “është i mundur” një ndërmjetësim, tha ai para parlamentit në Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Puigdemont nëshkroi të martën në mbrëmje një deklaratë pavarësie, por e shpalli atë menjëherë të pezulluar, për të mundësuar ende një dialog me Madridin. Një zëdhënës i qeverisë së Katalonjës e quajti nënshkrimin “një akt simbolik.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka nisur shkarkimi i qeverisë së Katalonjës
Qeveria e Madridit kërkoi pas kësaj një sqarim. Në një mbledhje urgjente, kabineti i Rajoyt vendosi t’i dërgojë një pyetje zyrtare qeverisë së Puigdemont-it dhe vuri me këtë në lëvizje formalisht një procedurë për heqjen e të drejtave të autonomisë Katalonjës, në bazë të nenit 155 të kushtetutës spanjolle.

Pyetja për vlefshmërinë dhe përmasat e deklaratës së pavarësisë së Puigdemont-it ka rëndësi të madhe, sepse në kushtetutën spanjolle nuk është parashikuar shkëputja e një rajoni. Një shpallje e pavarësisë, sipas mendimit të qeverisë qendrore do të ishte një shkelje e qartë e të drejtave dhe do të kishte pasoja juridike. Deklarata “simbolike” e Puigdemont-it ndodhet në një fushë juridike të pasqaruar.

Socialistët mbështesin kursin e Rajoy-t
Në fjalimin e tij para parlamentit, Rajoy njëkohësisht kërkoi me ngulm mbështetjen e katalanëve. Njëkohësisht, tha ai, bashkëjetesa funksionon vetëm në bazë të ligjeve, korniza për këtë është kushtetuta, në të cilën është shkruar megjithatë pandashmëria e vendit. Lidhur me këtë Rajoy tha se një ndryshim i kushtetutës është i përfytyrueshëm. Por për këtë duhet të vendosnin të gjithë spanjollët.
Mbështetje kryeministri konservator mori nga kryetari i partisë më të madhe opozitare në Parlamentin e Madridit, shefi i socialistëve Pedro Sanchez. Edhe ai kërkoi që Puigdemont-i të deklarojë “e zeza mbi të bardhë” nëse e shpalli pavarësinë. Veç kësaj, ai ra dakord me kryeministrin për ngritjen e një komisioni, i cili në gjashtë muajt e ardhshëm do të zhvillojë konsultime për “modernizimin e komuniteteve autonome”, si Katalonja me anë të një reforme kushtetuese, bëri të ditur Sanchez, njofton DW.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?