Kryeministri izraelit Netanyahu do të vizitojë Ukrainën

Benjamin Netanyahu, do të vizitojë Ukrainën, duke u bërë kështu kryeministri i parë izraelit që viziton Kievin, në dy dekadat e fundit, njëherësh lideri i parë i huaj që viziton vendin, që kur Volodymyr Zelenskiy u zgjodh president.

Ai do të takohet me Zelenskiy dhe do të bëjë një vizitë në memorialin e Babyn Yar, në Kiev, ku nazistët vranë më shumë se 33.000 hebrenj në vitin 1941, si dhe nacionalistë ukrainas, romë, homoseksualë dhe të tjerë persona që ata i konsideronin “të padëshirueshëm”.

Vizita e Netanyahu vjen më pak se një muaj para zgjedhjeve në Izrael, dhe pason një pakt të tregtisë së lirë me Izraelin të nënshkruar më 7 gusht.

Qarkullimi tregtar midis dy vendeve vitin e kaluar ishte 1.34 miliardë dollarë.

SHKARKO APP