Kryeministri kërkon mandatin e 6-të, shpërthejnë protestat në Izrael
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, do të kërkojë të martën një mandat të gjashtë në qeveri, por janë shumë që nuk ia urojnë këtë.
Disa mijëra qytetarë u mblodhën të shtunën para banesës së 71-vjeçarit, duke protestuar kundër politikave dhe lidershipit të tij.
Netanjahu e mban pushtetin prej 12 vitesh, por pozitat i janë dobësuar nga akuzat e ndryshme për korrupsion dhe ryshfet.
Kritika ka edhe për mënyrën si e ka menaxhuar pandeminë, megjithëse programi i vaksinimit atje ka avancuar me ritme të shpejta.
“Kryeministri thotë se situata është e mirë, por nuk është. Studentët nuk bëjnë shkollë që nga marsi. Dhe ai thjesht përfiton nga avantazhet si kryeministër.”
“Jam këtu për ta rrëzuar Netanjahun. Kemi që në verë këtu, që presim më mirë për Izraelin.”
Zgjedhjet e së martës do të jenë të katërtat brenda dy viteve, pasi kryeministrit i mungon mbështetja e nevojshme elektorale.
Sondazhet tregojnë se ngërçi politik mund të përsëritet edhe këtë radhë, pasi blloku i partive kundër Netanjahut edhe pse në avantazh, nuk i kanë 61 mandatet që duhen për të formuar qeverinë.