Kryeministri Kurti: Open Balkan, veç për korrupsionin e kriminelët

Për median kroate “Večernji list”, teksa foli pa dorashka, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ”Open Balkan” është i vlefshëm vetëm për kriminelët.

“Ballkani i Hapur është më shumë si Ballkani i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçanërisht nga Federata Ruse dhe Kina, si dhe i hapur ndaj korrupsionit, kriminelëve të luftës, në kundërshtim me vlerat europiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Duhet të jemi me Bashkimin Europian dhe jo të hapur ndaj Federatës Ruse dhe Kinës”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se Kosova nuk do jetë pjesë e kësaj iniciative derisa Serbia nuk hapet për Kosovën, duke i pranuar pasaportat, diplomat dhe dokumentet e tjera.

”Gjithnjë e më shumë po tregohet se Serbia në Ballkanin Perëndimor po sillet si Federata Ruse, në të cilën Republika Srpska në Bosnje po përpiqet të bëhet Bjellorusi dhe ata duan ta kthejnë Malin e Zi në Ukrainë”.

SHKARKO APP