FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri malazez shmang komentet për reagimin e Donald Trump në Bruksel

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=zrTOlNDMTvg” width=”560″ height=”315″]

Pas videos që u bë virale në rrjetet sociale, ku presidenti amerikan Trump shtyu me forcë kryeministrin malazez, për të dalë i pari në radhën e krerëve të shteteve, ka reaguar Dusko Markoviç. Ai shfajësoi presidentin amerikan duke thënë se ishte normale që ai të dilte i pari në radhën e liderëve të NATO-s.

Mediat e huaja shkruajnë se ai e ka marrë me sportivitet një veprim të tillë, jo pak fyes. “Nuk e vura re, unë pashë vetëm reagime në lidhje me atë në rrjetet sociale. Kjo është thjesht një situatë e padëmshme”, u tha ai gazetarëve pas takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne fakt, deklarata e tij se nuk e kishte vene re, duket se nuk eshte shume e sinqerte, pasi ne video eshte fokusuar edhe reagimi i tij, teksa e shtyn Trump nga pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ta shohesh me kujdes, nga buzet e tij, duket fiks sikur thote: “Oh sh -…”?

Por ai thekson se nuk ka fare vend per fyerje dhe falenderon Trump për mbeshtetjen qe i dha Malit te Zi per ne NATO. Markovic shtoi: “(Kjo) është e natyrshme që Presidenti i Shteteve të Bashkuara te ishte në radhën e parë.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?