Kryeministri nën hetim për konflikt interesi

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është nën hetim administrativ për një konflikt të dyshuar interesi familjar. Historia ka të bëjë me një institucion për kujdesin e fëmijëve, subjekt i projekteve legjislative të promovuara nga qeveria, në të cilin gruaja e Sunak, një trashëgimtare shumë e pasur dhe biznesmene me origjinë indiane, duket se kishte pasur interesa biznesi që kryeministri nuk i kishte deklaruar në atë kohë.

Sunak ka mohuar gjithmonë çdo shkelje në të ashtuquajturat deklarata të interesit të paraqitura prej tij ndër vite, që nga zgjedhja e tij deputet në vitin 2015 dhe marrja e posteve të para qeveritare në vitin 2018, përfshirë edhe rastin në fjalë.

Downing Street nga ana e tij ka bërë të ditur se pret një vendim në favor të kryeministrit. Gruaja e Sunak, Akshata Murty, është vajza e një prej biznesmenëve më të pasur të Indisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?