Kryeministri përfshihet në një aksident me makinë (FOTO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Britani. Makina e kryeministrit Boris Johnson, u përfshi në një aksident pak sekonda pasi doli nga godina e Parlamentit këtë të mërkurë.

Ndërsa makina e Johnson, tip Jaguar, po ecte drejt “Downing Street”, një grup protestuesish i kaluan para, duke detyruar shoferin të frenonte me shpejtësi. Me sa duket, rojet e Johnson, që po ecnin pas me një Range Rover, nuk ishin shumë të vëmendshëm, dhe goditën makinën e kryeministrit, duke shtrembëruar derën e bagazhit.

Zëdhënësi i Johnson, konfirmoi se makina ishte ajo e kryeministrit dhe tha se ai ishte në makinë gjatë aksidentit por nuk ishte dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?