Kryeministri spanjoll jep alarmin: Nëse ndodh kjo gjë, Europa do të shkatërrohet
Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy vlerësoi sot se një fitore e kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në presidencialet në Francë, apo e partisë kundër imigrantëve AfD-ja në Gjermani, do të ishte një katastrofë që do të sillte shkatërrimin e Evropës.
“As nuk dua ta mendoj, kjo do të ishte një katastrofë, kjo do të ishte thjesht shkatërrimi i Evropës”, deklaroi Mariano Rajoy për radion “Onda Cero” kur u pyet se çfarë mund të ndodhte nëse vinin në pushtet Marine Le Pen dhe AfD-ja.
“Le Pen ka shpallur se do të mbajë një referendum, ajo thjesht kërkon të dalë nga Evropa, sikur të ishte në origjinë të çdo fatkeqësie. Do të doja që ajo të bënte një shëtitje në pjesën tjetër të botës”, shtoi Rajoy, konservator dhe pro-evropian.
“Është e rëndësishme për të ardhmen e Evropës që zgjedhjet të kalojnë mirë në Francë dhe në Gjermani”, theksoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

