Kryeministrja, “kapet mat” duke kapur…(FOTO)
“Pokemon Go”, loja më virale e momentit, nuk ka shpëtuar edhe nga celulari i Kryeministres së Norvegjisë, Erna Solberg. Kjo e fundit ka treguar se luan edhe kur është koha e seancave parlamentare. Solberg u kap mat nga gazetarët duke luajtur lojën “Pokemon Go”.
Nuk është sekret që ajo është fanse e kësaj loje, pasi këtë e ka treguar edhe gjatë një vizite zyrtare në Sllovaki, ajo kaloi pak kohë duke kapur pokemonë, duke i thënë gazetarëve se duhej të bënte 10 kilometra për të çelur vezët.
Por kush po fliste në foltoren e Parlamentit gjatë kohës që kryeministrja, luante në celularin e saj? Vetë Trine Skei Grande. Ky i fundit reagoi në Twitter pas kësaj ngjarje.
“Jam i sigurt që ajo e ka dëgjuar atë çfarë kam thënë. E di që femrat mund të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë”, shkroi ai që përdori edhe “emojit” duke shkelur syrin.