Kryeminstri britanik Boris Johnson në hapat e parë drejt shërimit nga Covid-19

Kryeministri britanik Boris Johnson ndjehet mirë pas daljes nga terapia intensive, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, deklaroi zëdhënësi i tij.

“Kryeministri është në hapat e parë drejt shërimit dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor”, tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik.

Johnson u shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai njoftoi në fund të muajit mars se ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për rreth dhjetë ditë, kryeministri britanik qëndroi në vetëizolim në shtëpi, mirëpo simptomat e vazhdueshme e detyruan të shtohej në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?