Kryenegociatori i BE: Londra të jetë më e qartë në negociatat për Brexit

Kryenegociatori i BE i kërkoi edhe njëherë Britanisë së Madhe të kishte qëndrime të qarta për të çuar përpara organizimin e Brexit, në ditën e tretë të një seance përpjekjesh të tendosura në Bruksel.

“Negociatat po vazhdojnë. Direktivat e drejtuesve evropianë janë parashikuar për negociata serioze dhe konstruktive, por ne kemi nevojë për qëndrime të qarta nga Britania e Madhe për të gjitha çështjet”, shkruan francezi Michel Barnier në rrjetin social Twitter.

Ai u shpreh një ditë para seancës së tretë të negociatave, nisur të hënën në Bruksel ku dy palën hodhën poshtë mungesën e progresit të regjistruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të hënën, Barnier hapi negociatat duke shprehur shqetësimin e tij për ngadalësimin e tyre dhe duke u kërkuar britanikëve të fillojnë të negociojnë seriozisht mbi kushtet e ”divorcit” të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëzet e shtatë vendet që do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian kanë vendosur tre prioritete absolute, fatura që do të duhet të paguajë Britania e Madhe duke lënë BE-në, fati i qytetarëve evropianë dhe e ardhmja e kufijve mes Irlandës dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?