Kryetari i partisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut në izolim, del rezultati i testit për Covid

Lideri i një ndër partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut u njoftua më herët gjatë ditës se ishte futur në izolim shtëpiak, pasi kishte pasur kontakte me një gazetar, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev iu bë menjëherë testi për Covid dhe tani Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se tamponi ka dalë negativ.

Bashkë me Zaev në izolim ka hyrë dhe kryetari i partisë tjetër më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili po ashtu kishte pas kontakt me gazetarin, që i kishte intervistuar të dy, disa ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?