Kryevirologu amerikan jep alarmin: Nëse nuk respektohen masat, SHBA rrezikon 100 mijë infeksione nga COVID-19 në ditë

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive doktor Anthony Fauci u shpreh i shqetësuar lidhur me rritjen së fundmi të rasteve të reja me koronavirus, veçanërisht në shtetet në jug të vendit.

Gjatë një takimi të organizuar në formën e një telekonference nga Dhoma amerikane e Tregtisë zoti Fauci tha se situata paraqitet e vështirë.

Ai tha se ka ardhur koha “që të shohim atë që po ndodh dhe nëse mund t’i intensifikojmë masat me qëllim frenimin e koronavirusit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Fauci paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të përballen me “100 mijë infeksione në ditë nëse nuk përqafojnë më agresivitet masat e distancimit social, vendosjen e maskave dhe masa të tjera”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të enjten SHBA raportoi një numër rekord ditor të infektuarisht nga COVID-19 më shumë se 70,000 raste të reja.

Zoti Fauci tha se vendosja e maskave është tejet e rëndësishme për rihapjen sërish të vendit dhe se “të gjithë” sikurse tha ai “duhet t’i vendosin ato”.

(VOA)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?