Kthesë në Yemen, palët në luftë shpallin paqen
Jemeni, vendi i Lindjes së Mesme që prej vitesh është teatër i një lufte civile shumë komplekse po gjen një armëpushim të dy palëve kryesore, të mbështetura secila nga fuqi të ndryshme rajonale.
Njoftimin e dha princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili ka mbështetur gjithmonë qeverinë e kryeministrit Hadi ndaj rebelëve të Jugut, palë kjo që mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rebelët e Jugut kishin arritur deri në pushtimin e qytetit të Aden. Tani, sipas marrëveshjes, brenda një jave trupat qeveritare do të rimarrin kontrollin e qytetit, dhe në këmbim do të shpërblehen me poste të rëndësishme në qeveri.
Të bashkuar tashmë, dy palët mund të përqendrohen ndaj luftës kundër minoritetit Houti, në veri të vendit, të mbrojtur nga Irani, që shpesh herë kanë rrezikuar interesat saudite, në veçanti ato që kanë të bëjnë me naftën. Dy luftërat civile që janë zhvilluar paralelisht sipas llogaritjeve i kanë kushtuar jetën rreth 100 personave, ku të paktën 15 mijë janë civilë.