”Kufij të mbyllur, plagë të hapura”, Greqia reagon për vendimin e Gjermanisë

Në Greqi janë shtuar shqetësimet nga vendimi i Gjermanisë për të rikthyer kontrollet kufitare, me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm. ”Kufij të mbyllur, plagë të hapura” ishte tituli i gazetës liberale To Vima, një ditë para fillimit të kontrolleve kufitare, ndërsa të tjera publikime paralajmëron “një fluks emigrantësh pasi Gjermania mbylli kufirin”.

Frika e ekzekutivit grek është se Gjermania do të refuzojë emigrantët që kërkuan azil gjatë qëndrimit të tyre në në këtë vend, çka do të bëjë që ata të mbeten në Greqi. E përditshmja KONTRA del madje me pretendimin se: “kancelari Olaf Scholz po bën presion për kthimin e 30,000 afganëve në Greqi dhe po ofron 15,000 euro për secilin emigrant”.

Sipas një sondazhi nga Instituti për Hulumtimin e Tregut Pulse për Skai TV, emigrantët dhe refugjatët nuk janë shqetësimi kryesor i votuesve grekë. Aktualisht, nuk ka krizë emigrantësh në Greqi: nga janari deri tani, vetëm rreth 36,000 të ardhur u regjistruan në Greq, shumica nga Afganistani, Siria, Egjipti dhe territoret Palestineze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?