Kufizime të reja në Europë/Gjermania ndalon udhëtarët nga 4 vende, Norvegjia mbyll kufijtë

Një tjetër valë kufizimesh janë ndërmarrë nga disa vende në Europë, si masë për të ulur shifrat nga pandemia e Covid-19. Kështu, autoritetet në Gjermani do të vendosin të premten ndalimin e udhëtimeve me qëllim frenimin e përhapjes së varianteve të reja të Covid-19.

Personat që udhëtojnë nga Portugalia, Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili do të preken. Përjashtime mund të bëhen vetëm për fluturime që sjellin furnizime. Ministri i Brendshëm gjerman ka deklaruar se ndërveprimi duhet të nisë tani. ”Sipas informacioneve që kemi deri tani, nuk mund të presim një zgjidhje evropiane që përputhet me idetë tona për të ardhmen, ndaj po përgatitemi në nivel kombëtar”, tha ministër i Brendshëm gjerman Horst Seehhofer.

Kufijtë e Norvegjisë mbyllen nga mesnata për të gjithë ata që nuk janë rezident në vend. Përjashtim do bëjnë transporti i mallrave ose i punonjësve shëndetësorë që vijnë nga Suedia dhe Finlanda. Edhe pse vendi nordik nuk është pjesë e BE-së, ai është pjesë e zonës Schengen.

”Mesnatën mes së enjtes dhe së premtes ne do të vendosim masat më të forta të hyrjes në Norvegji që prej 12 marsit. Praktikisht, kufijtë do të mbyllen për këdo që nuk jeton në Norvegji”, u shpreh Erna Solberg, kryeministre e Norvegjisë. Udhëtarët që mbërrijnë në Britani nga Portugalia, Amerika e Jugut dhe disa zona të Afrikës do të vetëkarantinohen në hotele për 10 ditë. Kushdo që mendon se mund ta shmangë, duhet të ketë një arsye të fortë, ose do përballet me gjobë.

SHKARKO APP