Kujdes nga “vrasësi në facebook”, mund të ndodhet kudo!

Hetuesit në Ohajo thonë se një person i armatosur i cili vrau një të moshuar dhe më pas publikoi videon në Facebook mund të jetë kudo.

I dyshuari Steve Stephens, tha në një tjetër video se kishte vrarë 13 persona dhe do të vriste edhe të tjerë.

Ai qëlloi për vdekje 74-vjeçari Robert Godwin pasditen e të dielës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmjen e së dielës policia e Klevelandit ka firmosur urdhërarrestin ndaj 37 vjeçarit si dhe ka postuar foton e autorit duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i Policisë Cleveland Calvin Williams tha në një konferencë për shtyp të hënën në mëngjes: “Steve është ende në ndonjë vend … ne jemi ende duke i kërkuar Steve të dorëzohet, por në qoftë se ai nuk  do të dorëzohet ne do ta gjejmë atë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?