Kulla më e lartë në botë që kushton sa buxheti i Shqipërisë, dhe kalon lartësinë e malit të Dajtit
Qiellgërvishtës gjigant është synimi i Arabisë Saudite, i cili nëse do të realizohej do të jetë struktura më e madhe e krijuar ndonjëherë nga njeriu në të gjitha kohërat.
Planet janë për ndërtimin e një kulle 2 mijë metra të lartë në Riad. Nëse do të bënim një krahasim, kjo kullë do të ishte edhe 400 metra më e lartë se mali i Dajtit.
Kjo struktura është parashikuar të kushtojë rreth 5 miliardë dollarë, gati sa buxheti i Shqipërisë. Kjo godinë do të “eklipsonte” të gjitha godinat e tjera të larta në botë, pasi do të ishte rreth 1200 metra më e lartë se Burj Khalifa i Dubait, që është edhe ndërtesa më e lartë në botë.