Kultivohen specat e parë në hapësirë, ja si u gatuan nga astronautët

Historia u shkrua nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pasi jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës, por edhe i konsumuan.

Astronautja e NASA-s, Megan MacArthur, një nga shtatë anëtarët e ekuipazhit që aktualisht jeton dhe punon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ( ISS ), krijoi atë që ajo e quajti “tacot më të mira hapësinore” duke përdorur disa nga specat që u mblodhën në hapësirë, pak mish viçi “fajita” dhe domate të konservuara.

Astronautëve iu desh të konsumonin specat e kuq dhe jeshil dhe të regjistronin përvojën e tyre pasi “tacot” ishin pjesë e një eksperimenti më të gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

48 specat Hatch janë pjesë e një përpjekjeje të re të NASA-s për të testuar më shumë ushqime në funksion të misioneve afatgjata në Hënë dhe Mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

Astronautët e NASA-s mbollën farat e specit “Kilit Hatch” në një Habitat të Avancuar të Bimëve, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED të kontrolluara nga një ekuipazh në Qendrën Hapësinore Kennedy. Gjithashtu ekziston një dhomë e ngjashme e njohur si Sistemi i Prodhimit të Perimeve, ku kultivohen për rreth gjashtë vjet perime, si sallatë jeshile, lakra dhe lule.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?