Kundër masave anti-Covid, protestuesit “pushtojnë” teatrot dhe kinematë
Mijëra qytetarë francezë kanë protestuar masivisht për mbylljen e vendeve kulturore për shkak të pandemisë. Ata kanë pushtuar qendrat kulturore dhe shprehen kundër këtij vendimi. Teatrot, kinematë, muzetë dhe hapësirat e tjera kulturore janë mbyllur që nga izolimi i plotë i Francës në tetor dhe kanë mbetur të mbyllura pavarësisht se shumica e bizneseve u rihapën në dhjetor.
Disa studentë kaluan mbrëmjen e së hënës duke protestuar në teatrin Pau në Francën jugore. Veprime të ngjashme u panë të martën në dy teatro të tjerë, Colline në Parisin lindor dhe Teatrin Kombëtar të Strasburgut.
Përveç rihapjes së institucioneve kulturore, protestuesit po kërkojnë zgjatjen e një përjashtimi nga taksat për punëtorët e pavarur dhe sezonalë që përballen me një situatë të vështirë financiare për shkak të një “viti të humbur” të shkaktuar nga kriza Covid-19 .