FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kundër paketës së KM – BE e pakënaqur me propozimin e may për europianët në Britani

Parlamenti Europian duket se nuk është pajtuar me propozimin e Kryeministres Theresa May në lidhje me të drejtat që do t’u garantohen qytetarëve europianë që jetojnë në Britani, pas daljes së vendit ishullor nga BE-ja. Në një të përbashkët deklaratë zyrtare, kryetarët e grupeve me të mëdha parlamentare në PE nënvizojnë se paketa që u është vendosur përpara u jep europianëve më pak të drejta se britanikëve si dhe krijon pasiguri për miliona qytetarë. Megjithatë, nuk ndan të njëjtin mendim Londra, e cila e konsideron propozimin një bazë të fortë për të vijuar negociatat.

Propozimi i Kryeministres, Theresa May, për t’i dhënë afro 3.2 milionë qytetarëve europianë një status të veçantë pas daljes së Briatnisë nga Bashkimi Europian duket se nuk është përkrahur nga Brukseli, i cili përmes një deklarate vë në dukje se kjo paketë u jep europianëve më pak të drejta se britanikëve në vendin ishullor.

Kryenegociatori për çështjen Brexit nga Parlamenti Europian, Guy Verhofshtad, e quan idenë e May një satirë të pakëndshme, ndërsa kërkon që kjo pikë të rishikohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata zyrtare e tij është mbështetur edhe nga drejtuesit e katër grupeve parlamentare më të mëdha në Parlamentin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dokument theksohet se eurodeputetët nuk do të mbështesin asnjë nismë e cila u heq qytetarëve europianë ato të drejta që u janë njohur deri më tani.

Sipas tyre, çdo propozim i tillë do të krijojë pasiguri për miliona qytetarë europianë që jetojnë Britani, por edhe anasjelltas.

Qëndrimi i Parlamentit europian, sipas ekspertëve duhet të merret seriozisht, pasi ky institucion ka tagrin për të bllokuar marrëveshjen.

Megjithatë, nuk ndajnë të njëjtin mendim zyrtarët e Londrës. Pas interesim të mediave, qeveria britanike përmes një deklarate bëri të ditur se propozimi i Kryeministres May është mjaft i përshtatshëm për marëdhënien e re që do të krijohet mes palëve.

Ata e konsiderojnë propozimin një bazë të fuqishme për të vijuar negociatat, ndërkohë që nënvizojnë se qëndrimet e Londrës do të varen shumë edhe nga konstruktiviteti që do të tregojnë zyrtarët e Brukselit.

Negocitat për të ashtëquajturën çështjen Brexit pritet të zgjasin afro 2 vite dhe do të formësojnë marëdhënien që do të ruajnë palët pas daljes së Britanisë nga unioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?