Kundër referendumit – Policia spanjolle rrethon ndërtesat qeveritare të Katalonjës

Policia spanjolle ka rrethuar disa ndërtesa qeveritare katalonjase, për dokumenta të lidhur me referendumin e pavarësisë.

Kontrollet janë zhvilluar në ministrinë e Ekonomisë, në atë të Jashtme dhe godinën e Presidencës dhe vijnë 11 ditë përpara referendumit.

Udhëheqësit katalanas po sfidojnë një urdhër të gjykatës për të ndaluar votimin, të dënuar nga qeveria e Madridit si të paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zyrtar bëri thirrje për rezistencë paqësore për të mbrojtur ndërtesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka ardhur koha – le të rezistojmë në mënyrë paqësore; le të dalim dhe të mbrojmë institucionet tona“, tha presidenti i Asamblesë Kombëtare Katalonje, Jordi Sánchez.

Një natë më parë, policia spanjolle zbuloi disa dokumenta të lidhura drejtpërdrejt me votën për referendum, që konsiderohet e ndaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?