FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kundërpërgjigjet Trump – SHBA mbyll konsullatën ruse në San Francisco

Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington si dhe në konsullatën e saj në Nju Jork.

Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit.

Zyrat e Rusisë duhet të mbyllen deri të shtunën./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?