Kundërshtimi i vaksinës një vetëvrasje, Papa: Vaksionohem javën tjetër

Papa Françesku e ka cilësuar kundërshtimin ndaj vaksinimit një vetëvrasje, dhe u kërkon njerëzve që të jenë gati të marrin dozën e parë.  Ati i shenjtë bëri me dije se gjatë javës tjetër ai do te vaksinohet. ”Ne do të nisim vaksinimin (në Vatikan) dhe unë caktova një takim, duhet ta bëjmë”.

Në Britani të Madhe mbretëresha Elisabet dhe bashkëshorti i saj Philipe janë vaksinuar. Kurse Izraeli është shteti që vijon shpejt procesin e vaksinimit dhe kryeministri Benjamin Netanyahu mori dozën e dytë të vaksinës.

Izraeli ndodhet në një bllokimi të tretë mbarëkombëtar pasi janë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19, paçka se ka filluar një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë. Franca do të vijojë kufizimet në kufirin e saj me Britaninë “deri në një njoftim të mëtejshëm”, tha Kryeministri Jean Castex të enjten.

SHKARKO APP