Kur do të ndihet efekti i vaksinave? Eksperti flet hapur dhe tregon të vërtetën
Në botë janë krijuar vaksinat për të luftuar Covid-19, por pikëpyetjet për efektin e tyre janë të shumta. Andrea Crisanti është një nga epidemiologët kryesorë të Italisë. Ai ishte ideatori i strategjisë që frenoi nivelin e lartë të përhapjes së Covid-19 në valën e parë që përfshiu Veneton.
Andrea Crisanti është drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë në Padova, dhe në një intervistë për “Sky TG24”, tregohet i përmbajtur në prag të shpërndarjes së vaksinave.
”Do të duhet pak kohë për të kuptuar sa ndikim do të ketë vaksina. Mendoj se do ta marrim vesh nga qershori, nëse gjithçka shkon mirë. Deri atëherë, problem do të jetë kontrolli i pandemisë. Kjo është sfida jonë, pasi nuk besoj se vaksinimi do të ketë ndikim pa kaluar 6-7 muaj”,-tha ai.