Kur muaji i mjaltit shkatërrohet nga një dallgë deti (VIDEO)
Mendohej se duhet të ishte muaji perfekt i mjaltit, por gjithçka u shkatërrua nga një dallgë e madhe deti. Marelize Dreyer dhe bashkëshorti i saj Ryan Dreyer po përpiqeshin të bënin një foto në bregdetin me shkëmbinj kur një dallë e madhe i përplasi. 25-vjeçarja e gjeti veten me këmbën e ngecur mes shkëmbinjve, duke i nxjerrë nga vendi kyçin e këmbës dhe duke thyer këmbën në dy vende. Bashkëshorti i saj nxitoi përmes ujit që ta ndihmonte dhe arriti që t’ia nxirrte këmbën nga shkëmbinjtë. Çifti nga Leicestershire, që ishin në muaj mjalti në Afrikën e Jugut, e gjetën vetën në spital, ku Marelize duhej të priste dy ditë për të marrë pllakëz titani dhe vendosjen e 12 vidave në këmbën e majtë.

KOHA JONË SONDAZH

