Kur një foto të ndryshon jetën
Një refugjati sirian i është dhënë anëtarësim i përjetshëm në një palestër, pas publikimit të një fotoje të tij, duke vështruar përmes dritares paisjet e plastrës dhe që më pas u bë virale. Mohammed Khaled, i cili punon si pastrues këpucësh në provincën Adiyaman të Turqisë jugore u fotografua jashtë palestrës me një stol, ku vendosen këmbët, në shpinë ndërsa shikonte paisjet. Pasi fotografia u përhap në rrjetet sociale në Truqi pronari i palestrës Engin Dogan, i cili arriti që të gjente djalin i ofroi atij akses të përjetshëm. “Një djalë duke parë përmes dritares së palestrës, veshur me pantofla në mes të dimrit dhe duke u kujdesur për veten e tij. Qëllimi ynë ishte ta gjenim atë dhe t’i ofronim anëtarësim të përjetshëm këtu. Dhe e bëmë atë. Ai është një nga anëtarët tanë tani”, tha Dogan për Hurriyet News.

KOHA JONË SONDAZH

