”Kurban emigrantët”, marrëveshja për qeverinë e re në Gjermani
Pas pesë ditë bisedimesh, është arritur marrëveshja për të krijuar qeverinë e re gjermane me koalicion. Marrëveshja u arrit mes partisë CDU të Merkel dhe partisë SPD të Martin Schhulz. Marrëveshja parashikon kufizimin e numrit të emigrantëve.
Propozimi me dokumentin 28 faqësh për negociata u dakordësua midis Kristian Demokratëve të Kancelares Angela Merkel (CDU) dhe partnerëve të tyre të mëparshëm të koalicionit, Social Demokratët (SPD).
Politikanët qëndruan gjatë gjithë natës duke u marrë me marrëveshjen, me bisedimet që zgjatën më shumë se 24 orë. Marrëveshja është kufizimi i azilkërkuesve në Gjermani me rreth 200,000 në vit.
Projekti gjithashtu flet për kufizimin në 1,000 në muaj të numrit të emigrantëve që do të lejohen të bashkohen me familjen e tyre që jetojnë në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

