Kurti: Shqipëria të lobojë sa më shumë për Kosovën në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Shqipëria duhet të lobojë sa më shumë për Kosovën, që të anëtarësohet në NATO.

Shefi i ekzekutivit kosovar, thekson se do të ishte shkurtpamësi dhe papërgjegjësi nëse Kosova nuk do ta kërkonte anëtarësimin në NATO në kontekstin aktual.

“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe popull mik edhe në kohën e ish-Jugosllavisë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për ta balancuar dominim e Beogradit. Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendrat të cilat na kanë përkrahur gjatë kohës së okupimit dhe në këtë mënyrë arrinin ta balanconin dominimin e Beogradit. Kroacia është shteti i parë që ne shikojmë nga veri-perëndimi e që është në dy organizatat që ne aspirojmë. Duhet ta pyesim Shqipërinë, shpresojmë që e ka bërë të njëjtën, edhe ajo duhet sa më shumë të avokojë, të lobojë për Kosovën”, deklaroi Kurti.

SHKARKO APP