Kurz: Ky nuk është një konflikt mes të krishterëve dhe myslimanëve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz dha një mesazh për unitetin kombëtar, ndërsa iu drejtua vendit të tij me një fjalim, pas sulmit në Vjenë që shkaktoi 5 të vdekur përfshirë edhe sulmuesin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një konflikt midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe emigrantëve”, tha ai.

“Armiku ynë jo vetëm që dëshiron të shkaktojë vdekje dhe dhimbje, por dëshiron të ndajë shoqërinë tonë”, tha Kurz.

”Austria do të mbrojë demokracinë e saj, të drejtat themelore dhe stilin e saj të jetesës liberale”, shtoi ndër të tjerash kancelari.

Sipas burimeve, shtatë persona janë në gjendje të rrezikshme për jetën, ndërsa  17 persona po trajtohen në spitale.

SHKARKO APP